Krisja e koalicionit PS-LSI, Peleshi: S'ka kohë për lojra politike, reforma të mëdha na presin
Në vrazhdën e deklaratave të fortë ndaj koalicionit PS-LSI, krisjet e të cilit erdhën pas disa deklaratave të forta nga deputetët e LSI ku akuzonin në mënyrë të drejtëpërdrejtë Qeverinë Rama dhe Policinë e Shtetit, sot kanë marrë një përgjigje nga zv/ kryeministri Niko Peleshi.

Në një deklaratë për median nga Korça, Peleshi është shprehur i habitur për deklaratat e deputetëve të LSI-së duke deklaruar se nuk ka kohë për lojra politike.

“Më kanë habitur disa deklarata. Të gjithë presin që qeveria të punojë. Kemi para Reformën në Drejtësi që është reforma e reformave.

Vettingu kërkon kontribut dhe nuk të lë kohë të merresh me lojëra politike. Në presim nga LSI-ja që ti japim vrull dhe impulsin e duhur reformave.

Të mos humbasë puna jonë. Kemi detyra të mëdha dhe nuk ngelet kohë me lojëra politike”, është shprehur Peleshi nga Korça.
Gjatë fjalës së tij ai u shpreh që PS-ja ka një ftesë të hapur për LSI për vazhdimin e reformave që priten të ndodhin./albeu.com/
Shtuar më 29/01/2017, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori