Krishtlindjet, Topi uron besimtarët e krishterë
Presidenti Bamir Topi ka uruar gjatë ditës së shtunë të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë për festën e Krishtlindjes. Në një mesazh urimi kreu i shtetit i uron të gjthë besimtarëve mbarësi, ditë të bardha e Krishtlindje të gëzuara.


“Lindja e Krishtit, për besimtarët e krishterë anë e mbanë botës, është një ngjarje, e cila, për madhështinë e saj dhe mesazhin e shpresës dhe të përtëritjes, që për më shumë se dy mijë vjet u ka përcjellë popujve, përkujtohet solemnisht. Nën kambanat e kishës, dritën e qirinjve dhe lutjet e besimtarëve, ky kremtim i shenjtë përjetohet çdo herë, si burimi i një jete më të ndritshme e më të lehtë, që mbart frytet shpirtërore të dashurisë, gëzimit, paqes, durimit, mirëdashjes, besimit, zemërbutësisë”- thuhet në mesazhin e Topit.

Sipas presidentit ato janë një thesar i çmuar njerëzor, të cilin për çdo vit, besimtarët e mirë dhe të ndershëm, përpiqen ta trashëgojnë, ta përcjellin e ta ndajnë në tolerancë e harmoni me njëri-tjetrin. /albeu.com/

Shtuar më 24/12/2011, ora 16:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori