Krishtlindjet e para pa të birin/ Erestina Halili poezi prekëse për Kejdin që humbi jetën në një aksident
Pedagogia Erenestina Halili ka kujtuar me anë të një poezi të birin e saj, Kejdin, i cili u nda nga jeta tragjikisht.

Këto janë krishtlindjet e para në familjen Halili pa djalin e tyre, i cili humbi jetën në një aksident në Tiranë, së bashku me shokun e tij, Ergi Dinin.

Poezia e Erenestinës:
Tri herë 21!

Bir,

Natë Kshnellash âsht knej

E paqën vnue e kam n’mjedis flak’s qirit tand.

Bir,

zhgjetën e dek’s e pave ti,

barr’n e kryqit lânë ke n’nânë,

t’rândë,

t’rândë,

t’rândë.

N’muj’n e shenjtve, bash 21,

nimrue dy herë, n’vit e ditë,

Ora jote t’u avit, paj n’21.00.

Heu bir,

21,21,21,

bash n’at ditë…

Zgjetën e dek’s e pave ti,

Barr’n e kryqit lânë ke n’nânë,

t’rândë.

T’rândë!

Kah shkruej g’zimet tueja,

e k’ndue rruzar’t e lag’ta,

prej gulçit tând,

Bir,

kqyra se dy dhe nja, Trininë bâjnë ..!
Shtuar më 24/12/2016, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori