Krisen marrëdhëniet me Greqinë, Athina paralajmëron veton për negociatat
Mediat greke, referuar në burime të vetat diplomatike raportojnë se Athina po shqyrton vendosjen e vetos ndaj vendit tonë, teksa ende nuk ka një datë për hapjen e negociatave për Shqipërinë në BE. Më konkretisht është gazeta greke “Kathimerini”, e cila shkruan se nuk ka ende nje datë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, në raportin e fundit të BE-së.

Raporti i progresit është shkruar në një stil të kujdesshëm në një mënyrë që lejon në Tiranë optimizëm për të ardhmen e Shqipërisë, por nuk ka datë për negociata, raporton "Panorama".

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ka shumë “njolla gri” për liberalizimin e ekonomisë si dhe mangësi serioze në fushën e krimit të organizuar, të cilat përbëjnë një hap prapa.

Marrëdhëniet me Greqinë janë klasifikuar si “përgjithësisht pozitive, me vizita të shpeshta të zyrtareve të nivelit të lartë”. Ndër të tjera nënvizohet vizita e fundit (qershor) e Ministrit të Jashtëm grek Kotzia ne Tiranë, ku, siç u përmend, “të dy vendet diskutuan për krijimin e një mekanizmi të përbashkët për trajtimin e çështjeve dypalëshe”.

Burimet diplomatike në Athinë raportojnë se çeshtjet do të gjykohen në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme (në nivel të Ministrave të Jashtëm të BE-së), që do të mbahet në fillim të dhjetorit. Pastaj, këto propozime do të diskutohen disa ditë më vonë në samitin e dhjetorit. Vëzhgues me përvojë kanë theksuar se axhenda është aq e komplikuar sa është e vështirë për të marrë një vendim për t’i dhënë Shqipërisë datën e negociatave për anëtarësim. Para marrjes së ndonjë diskutimi të tillë, Athina është e vendosur të vërë në tavolinë një numër çështjesh, kryesisht atë të qëndrimit të qeverisë shqiptare me minoritetin Kombëtar Grek në Shqipëri, veçanërisht me rastin e 19 shembjes së banesave te tyre ne Himare. “Në Athinë, perspektiva e vetos nuk është aspak e këndshme, por burime sugjerojnë se, ajo do të vihet nëse kjo është e nevojshme dhe nëse nuk tregohet me vepra vullneti për fqinjësi të mirë”, shkruan gazeta greke. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2016, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori