Kris arma në Dibër, i riu qëllon veten teksa ishte me bagëtitë
Një plagosje u regjistrua mbrëmjen e sotme në Dibër ku mbeti i plagosur një bari.

Policia e Dibrës njofton se rreth orës 20.50, mori informacion se në fshatin Ndershen, njësia Adminstrative Reç, dyshohet se u vetëplagos aksidentalisht me armë zjarri një 23-vjeçar.

I riu, i identifikuar me inicialet Sh.L. ishte me bagëti në mal. Ai po transportohet për në spitalin e Peshkopisë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shtuar më 15/05/2020, ora 22:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori