Kriminaliteti, lëvizje të reja në strukturat e policisë
Përkeqësimi i situatës së krimit gjatë ditëve të fundit duket do të shoqërohet edhe me lëvizje të reja në strukturat e policisë. Ditën e djeshme, në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës është zhvilluar një mbledhje me përfaqësuesit e secilit sektor.

Burime nga policia kanë bërë të ditur për Gazetën Shqiptare se në këtë mbledhje është diskutuar edhe për lëvizjet e reja që pritet të bëhen brenda strukturës së policisë.

Emri më i lakuar brenda mbledhjes, por edhe jashtë saj, ka qenë ai i nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i cili pritet që ditën e nesërme të zëvendësohet nga drejtori i Policisë Bashkiake të Fushë- Krujës, Valentin Florini.

Po sipas këtyre burimeve, vetë drejtori i policisë, Bernard Çaushaj pritet që të jetë në këtë detyrë edhe për dy muaj të tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2013, ora 13:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori