Krimin e dyfishtë në Malësi të Madhe e zbuloi prifti, bindi babain e autorit të tregojë kufomat
Prifti i fshatit, i cili ka marrë pjesë në operacionet e kërkimit të Vilson Cutajt dhe Klement Pepajt, i ka kërkuar Rrok Pepajt që të tregojë vendin e krimit duke i thënë se është mallkim i parikuperushëm nëse di diçka dhe e fsheh.

Kjo e ka vendosur Pepajn në situatë të vështirë dhe ka vendosur të tregojë gjithçka. Ai ka rrëfyer gjithçka duke çuar policinë por edhe vetë atë drejt vendngjarjes. Trupat janë gjetur 3 metra distancë nga njëri-tjetri, ishin të nxirë totalisht.

Njëri është gjetur i shtrirë në pozicionin që ka rënë, Klementi, ndërsa Vilsoni thotë një burim i sigurt, është gjetur pak më larg, dhe ishte zvarritur pak metra nga vendi ku ka rënë fillimisht. Burimi thotë se po të ishin gjetur shpejt, Vilsoni mund të kishte mbijetuar.

Telefonin e Çutajt e kishte marrë Danjeli, pasi ka pasur dyshime se mbijeton dhe iu përgjigjet telefonatave apo do bënte ndonjë telefonatë.

Ngjarja e nisur në Bajzë, ka bërë që Klementi dhe Vilsoni ta detyrojnë Danjelin të betohet për 50 kg drogë që kishte humbur. Për këtë e kanë dërguar në kishën e Bajzës ku edhe është betuar. Por nën dhunën e fortë edhe pas betimit, Danjeli ka pranuar se e ka vjedhur hashashin.

I ka drejtuar drejt parcelës së tij. Aty ai kishte ndërtuar një çadër ku linte materialet e punës dhe flinte.

Në fakt i ka futur në kurth 2 të rinjtë, që kishin shkuar të merrnin plaçkën e tyre, duke nxjerrë kallashin nga çadra dhe qëlluar në drejtim të Klementit, që e ka kapur një plumb në ballë dhe Vilsonit me dy plumba në brinjë.
Shtuar më 08/10/2020, ora 22:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori