Krimi në Kavajë, viktima dhe autori me precedentë penalë
Xhevdet Leçini dhe Marjus Ismailaj janë konfliktuar me njëri-tjetrin, pa menduar se ky i fundit do të ishte viktima në krimin e ndodhur pasditen e vonë të kësaj të hëne në Kavajë.

Të dy këta persona janë konfliktuar për motive që ende nuk janë qartësuar nga Policia, ndërsa vrasja është kryer me një armë gjahu, për të cilin nuk ka detaje nëse autori Leçini e kishte me apo pa leje.


Krimi ndodhi në lagjen numër dy të qytetit, në një orë kur rrugët kanë qenë me njerëz për shkak të kthimit nga puna dhe angazhimet e ditës. Sipas të dhënave autori Xhevdet Leçini, 60 vjeç nga Kavaja është ndaluar nga policia. Paraprakisht bëhet e ditur se autori dhe viktima kanë qenë nën efektin e alkoolit.

Ndërkohë viktima Marjus Ismailaj 29 vjeç mësohet se ka qenë i dënuar për plagosje dhe është liruar disa muaj më parë. Nuk ka të dhëna për shkakun e konfliktit, por policia ka marrë në pyetje të ndaluarin, dëshmi e cila nuk është bërë e ditur.

Autori i krimit Xhevdet Leçini nuk është emër i panjohur për median. Ai pak kohë më parë në një emision televiziv ka qenë prezent për një konflikt me familjarët e tij. Babai i dy fëmijëve ka një të kaluar të errët, për të cilën mesa duket vazhdojnë ta shoqërojnë edhe tani.
Shtuar më 09/12/2019, ora 19:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori