Takimi me biznesin e vogël dhe të mesëm, Berisha: Sudja në krye të Tatimeve

Ish-kryeministri Sali Berisha paraditen e sotme ka zhvilluar një takim me biznesin e vogël dhe atë të mesëm, për të diskutuar mbi problematikat që po hasin.

Berisha është shprehur se qeveria dhe oligarkët kanë shtypur bizneset.

“Vënë në krye një Sude apo një Xhaferr si drejtori Tatimeve që të ndërtojë piramida me paratë tuaja”, thotë ish-kryeministri.

“Po të analizoni këtë qeveri, të gjithë veprimtarinë e saj ndaj jush, është e tëra se si t’ju intimidojë njësoj si hajduti që futet natën në shtëpi dhe sheh si ta zbrazë shtëpinë, edhe këta me praktikat nga më antiligjoret janë vërsulur si lukuni mbi ju, duke bërtitur me propagandën e tyre se jemi të vetmit në Europë që nuk tatojmë biznesin e vogël, paçka se u vënë në krye një Sude apo një Xhaferr si drejtori i Tatimeve që ndërtonte piramida me paratë tuaja, dhe njerëz apo zyrtarë të cilët pavarësisht kanë shkolla apo jo, në të gjithë praktikat e tyre nuk mendojnë gjë tjetër veçse si t’ju braktisin ju, biznesin e vogël, pasi ju për ta jeni anonimë. Ata janë një me oligarkët dhe të gjithë interesat e tyre bien mbi ju,” tha Berisha.