Krimi në familje, trondit Beratin
Krimi në familje ka tronditur rëndë një fshat, në rrethin e Beratit ku një 65-vjeçar ka vrarë më arrmë zjarri djalin e tij duke e lënë të vdekur në vend, ndërkohë që të plagosur kanë ngelur dy persona të tjerë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Arrëz, në komunën Poshnje të rrethit të Beratit.

Viktimë e kësaj ngjarje ka ngelur një 36-vjeçar, i cili është vrarë me armë zjarri në banesë nga i ati i tij, i cili është dorëzuar pas negociatave të policisë. Vullnet Cjapi, 36-vjeç, u qëllua për vdekje me arrmë zjarri në gjoks, nga i ati i tij Yzeri Cjapi, 65-vjeç. Ky i fundit mësohet se pas një grindje të çastit me djalin e tij e qëlloi atë me çifte duke e lënë të vdekur në vend, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur edhe kunati i autorit dhe gruaja e tij, të cilët ndodhen në spitalin e Beratit jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve të policisë shkak i kësaj ngjarje të rëndë është bërë një grindje mes bababit dhe djalit të tij. 65-vjeçari mësohet se ka akuzuar djalin e tij, pasi ky i fundit kishte shkuar në dasmën e dajës, Murat Banaj, me të cilën i ati nuk fliste. Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, 36-vjeçari ishte kthyher mbrëmjen e djeshme nga dasma e dajës së tij, i cili kishte martuar vajzën.
Shtuar më 24/07/2011, ora 14:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori