Makina humb kontrollin dhe bie nga mbikalimi në Tiranë, një e plagosur

Gjatë mesditës së sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku një automjet pasi ka humbur kontrollin ka rënë nga një mbikalim, e për pasojë ka mbetur e plagosur një vajzë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën e Elbasanit në zonën afër Pallatit të Brigadave.

Në makinë po udhëtonin dy vajza, ndërsa pasagjerja ndodhet në spital nënë kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.05.2022, në Rrugën Kuvajt, shtetasja L. S., duke drejtuar mjetin e saj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar pasagjerja, shtetasja E. D., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com