Krimi në Fier/ Fqinjët: Ermira jetonte me kunatën, burri me vajzën...(FOTO LAJM)

Në Ngurrëz të Lushnjes, të afërmit e Ermira Dushit (Arapit) kanë thënë se janë lajmëruar për varrimin e saj në këtë fshat.

Familja e Ermirës ka emigruar përpara 20 vitesh në Greqi, ku edhe punojnë e jetojnë atje. Madje edhe Ermira kishte qenë disa kohë atje, por pasi ishte martuar më së shumti kishte jetuar në Fier.

Njeri nga të afërmit e familjes Arapi tha se viktima jetonte me kunatën në shtëpinë e burrit, ndërsa ky i fundit punon e jeton në Greqi me prindërit e vajzën e mitur 6-vjeçare, të cilën do që ta shkollojë andej. “Ata kanë vite që jetojnë në Greqi.

Edhe Ermira ka qenë andej, ajo punonte si rrobaqepëse, ndërsa Armando i shoqi punonte si hidraulik kur të gjente. Prindërit e tij jetonin në Greqi. Kur e panë që këtu nuk jetohej, ai iku në Greqi, mori edhe vajzën. Ndërsa Ermirën me sa do duket do ta merrte më vonë.” /Albeu.com/
Shtuar më 11/02/2017, ora 08:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori