Krimi makabër në Pogradec, vjehrri: Nusen e gjeta të larë në gjak (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një krim i rëndë ka ndodhur brenda një familje në Pogradec ku një 49-vjeçar vrau me thikë e sqepar gruan e tij.

Bashkim Mekolli ka qëlluar me sëpatë dhe thikë bashkëshorten e tij Demirka Mekolli e më pas trupin e ka lënë në shtëpi.

I moshuari, babai i viktimës ka treguar se djali i tij kishte kohë që kurohej nga depresioni, ndërsa ishin në gjendje të rëndë ekonomike.

Dëshmia e babait të Bashkim Mekollit:

Djali ka qenë prej kohësh i kuruar me depresion. Krimin e ka kryer kur ka qenë jashtë kontrollit.

Kishin kushte të vështira. I kam marrë në banesë sepse jetonin në kasolle.
Sapo kam dalë nga shtëpia më ka lajmëruar nusja e nipit për vrasjen.

Kur kam shkuar e kam gjetur nusen të pajetë, të masakruar, të mbuluar me gjak, ndërsa djali me thikë në dorë vinte vërdallë nëpër oborr”. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2017, ora 10:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori