Krimi kompjuterik, arrestohen hakërsat shqiptarë
Pëlqej
Policia ka arrestuar 3 persona të cilët akuzohen si pjesëtarë të grupit të ashtuquajtur “Albanian Hackers Group”, të cilët kryenin veprimtari kriminale në fushën kompjuterike.

Të prangosurit janë Arif Kasa, 21 vjeç, E.Xh. 18 vjeç dhe Aldo Ymeraj, 20 vjeç. Arrestimet e mësipërme janë realizuar gjatë operacionit policor me emrin e koduar “DARK WEB”, që u organizua në të njëjtën kohë në rrethet Tiranë, Fier, Elbasan dhe Vlorë. Po ashtu janë shpallur nëkërkim të miturit me inicialet M. Sh., 17 vjeç dhe F.H. 17 vjeç.

Veprimtaria hetimore për dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të kryer nga personat e dyshuar, ka zgjatur për një periudhë më shumë se 1 vit dhe është shtrirë në katër qarqe të vendi. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori