Krimi i pasioni në Fier/ Kush janë dy viktimat, policia: Si i gjetëm trupat
Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fiër ku një I ri ka vrërë të dashurën e tij dhe me pas ka vrarë dhe vetën. Trupat janë gjetur nga policia në makinë afërsi të urës së ‘Shën Pjetrit’ në fshatin Darzezë të Fierit.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se dy të rinjtë, u gjetën të pajetë brenda një makine tip “Jeep”, të parkuar anash rrugës.
Sipas njoftimin zyrtar nga policia bëhet i ditur identitetin e tyre, viktimat janë Drini Derveni 32-vjeç dhe Ermira Arapi 29-vjeç.

Paraprakisht dyshohet që të rinjtë kishin një lidhje dashurie me njëri-tjetrin dhe se djali pasi ka vrarë të dashurën i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe është duke mbledhur provat e nevojshme për të zbardhur të gjithë krimi.

Deklarata e policisë

Më datën 10.02.2017, rreth orës 11:40 në aksin rrugor Fier-Hoxharë, në afërsi të fshatit Shënpjetër, në mjetin Fuoristradë me targë AA 939 OY, janë gjetur të vdekur 2 persona. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u bë identifikimi i viktimave të cilët janë D.D, 32 vjeç, banues në Fier dhe E.A 29 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz, Lushnje.

Gjithashtu nga kqyrja e plotë e vendit të ngjarjes dallohet qartë se shtetasi i lartëpërmendur pasi ka qëlluar me armë shtetasen E.A, ka vrarë veten.

Shtetasi D.D mban në dorë 1 pistoletë të tipit TT e armatosur dhe ka qitje me puthitje në kokën e tij.
Nga të gjitha rrethanat e mësipërme rezulton që shtetasi D.D pasi ka vrarë shtetasen E.A, ka vrarë veten.Grupi hetimor në bashkëpunin me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com/



Shtuar më 10/02/2017, ora 13:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori