Krimi brenda familjes në Ndroq/ Burri donte të vriste gruan, por kunata i doli para
Një krim në familje mësohet se ka ndodhur në fshatin Ndroq në Tiranë. Nga informacionet e Policisë bëhet e ditur se një burrë ka plagosur me armë zjarri gruan dhe kunatën.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, por thuhet se autori ai ka përdorur një armë gjahu për krimin dhe se kjo ka ndodhur brenda në banesë.

Policia tashmë ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të. Burimet thonë se kunata ka humbur jetën nga plagët, ndërsa gruaja është në gjendje të rëndë.

Po ashtu, është arrestuar autori i krimit, si edhe është sekuestruar arma e gjahut. Ai pritet që të merret në pyetje nga Policia. Burimet thonë se autori është Kasem Lila 50-vjeçar dhe se dyshohet se ai prej kohësh ka vuajtur nga depresioni.

Burime brenda grupit të hetimit, thonë për “Panorama.al” se Kasem Lila ka dashur që të vrasë gruan pas një konflikti mes tyre. Kështu, ai ka marrë armën e gjahur dhe ka qëlluar mbi gruan e tij. Mirëpo, kunata ka dashur që të mbrojë gruan dhe i ka dalë përpara. Kështu, F. Lila ka marrë plagë të rënda në trup, por plumbat kanë kapur edhe bashkëshorten e autorit, Z. Lila.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 22.10.2016, rreth orës 19:30, ka ardhur një telefonatë tek numri i emergjencave 112, ku njoftohemi se në fshatin Çoçaj, në Ndroq, ka pasur një konflikt në familje, ku për pasojë kanë mbetur të plagosura me armë zjarri, dy shtetase. Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6 ku bënë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit: – Kasëm Lila,

Nga hetimet paraprake, dyshohet se ky shtetas pas një konflikti me të vëllain e vet, ka qëlluar me çifte bashkëshorten shtetasen Z. Lila, 50 vjeçe dhe kunaten e vet F. Lila, 40 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në S.Q.U ndërsa Z. Lila ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethana./Albeu.com/
Shtuar më 22/10/2016, ora 20:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori