Aksion policor në Itali, arrestohet “koka” e ultrasve të Milan-it

Policia e Milano ka bërë një aksion për të çmontuar trafikun e drogës në Itali.

Personat e hetuar sillnin drogë nga Maroku dhe Amerika e Jugut duke e futur atë në Itali. I arrestuar ka mbetur dhe kreu i tifozëve të Milan-it, Luca Lucci. Tre të dyshuar janë dërguar në burg, katër në arrest shtëpie dhe një me detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore.

Nga ultrasit e “Curva Sud” janë tre dhe ky aksion u përfundua me sukses nga seksioni antidrogë i Milanos./h.ll/albeu.com


Shtuar 17.12.2021 12:13