Krimet e Rënda heqin dorë nga ngjarja goditjen e makinës së policisë
Pëlqej
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencë për hetimin ndaj katër personave, të cilët u arrestuan si autorë të përplasjes së makinës së policisë në Elbasan.

Pas 3 muajsh hetime për Enea Bekteshin, i cili pranoi se ishte ai në drejtimin e mjetit, Kelmend Xhaferrin, Valmir Dedjan dhe Ledio Zabelin nuk u gjeten prova për akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë, ndaj punonjësit të policisë.

Ata do të hetohen nga Prokuroria e Elbasanit, për akuzat e kundërshtimit të forcave të policisë dhe largim nga vendi i aksidentit. /albeu.com/



Shtuar më 07/12/2017, ora 16:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori