Krimet e ish-komandove, reagon Kodheli: Problem i gjithë ushtrive, duhen trajtuar…
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ditën e sotme ka folur mbi krimet që janë përfshirë kohët e fundit ish-komandot pasi janë kthyer nga misioni.

Kodheli tha se komandot që kryejnë krime është një problem që e kanë të gjitha ushtritë në botë dhe nuk është problem vetëm në Shqipëri.

“Komandot që kthehen nga misione ushtarake e kryejnë krime janë problem të gjithë ushtrive në NATO apo dhe vendeve që nuk janë pjesë e NATO-s. Nuk është problem vetëm në Shqipëri. Dinamika e shërbimit të tyre është e tille. Komandot trajtohen me psikologë pas misionit, por vetëm gjatë kohës kur janë në ushtri.

Kur ata largohen nga ushtria shoqëria duhet të jetë më e ndjeshme ndaj tyre. Para se të futen në ushtri atyre u behet test psikologjik. Me parë nuk behej testi, por tani pas vitit 2013 ka nisur selektimi. Nga 1000 aplikantë fitojnë vetëm 200. Kemi nevojë për një seleksionim me të mirë të ushtarëve.

Ish komandoja tek rasti i Këlcyrës është bërë pjesë e forcave të armatosura në vitin 2009 dhe është larguar në 2012”- tha Kodheli.

Kujtojmë që ditën e djeshme në Këlcyrë një 30 vjeçar i cili ishte kthyer nga misionin në Avganistan, theri në fyt fqinjin e tij 60 vjeçar duke i marrë jetën./albeu.com/
Shtuar më 06/03/2017, ora 13:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori