Krim pasioni mes Tiranës? Pamje të dhimbshme nga krimi i rëndë (VIDEO)
Janë zbardhur pamjet e para nga krimi i rëndë sot në Tiranë ku një i ri qëlloi mbi një vajzë e më pas mbi veten.

Njoftimi i policisë

Rreth ores 14.52, ka ardhur nje telefonate ne Sallen Operative se para portes se Fakultetit te Mjekesise ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se shtetasi A.B, rreth 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasen A.M, 21 vjeçe nga Fieri studente, viti i tretë për Drejtësi, e cila ka ndërruar jetë.

Më pas shtetasi A.B. ka qëlluar dhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se shkak per ngjarjen e rende ishte kerkesa per lidhje, e refuzuar nga vajza.

Grupi hetimor në vendgjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e proves materiale nje arme zjarri pistolete dhe dy gezhoja.

Po vijon puna per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar më 21/01/2018, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori