Manipulim me dashje apo?! Rama citon Rajmonda Bulkun për shembjen e teatrit por jo të vërtetën

Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë kryeministri Rama foli sërish për teatrin.

Në mbrojtje të vendimit për t’u shembur, kryeministri citoi disa nga aktorët të cilët dolën pro një teatri të ri.

Një ndër aktoret që citoi, ishte edhe Rajmonda Bulku e cila është shprehur vite më parë, se kërkon një teatër të ri.

“Une jam per nje teater te ri, dhe i qendroj deklaratave te mia, por jo ne dhunim te ligjeve, kolegeve, miqve e shokeve te mi!

Respekto traditen!

Ruaje historine!

Nderto teater te ri, jo duke shkulur te vjetrin! Jam larg dhe me vjen keq qe mungoj te jem mes kolegesh ne teater …!!!! Ne krahet e mi mbaj mbesen time qe me mrekullon dhe deshiroj qe te behet aktore teatri….!!!”, shkruante aktorja.

Të njëjtin “gabim” me dashje apo pa dashje e ka bërë sërish kryeministri Rama duke deklaruar në Kuvend, se aktorja e njohur shqiptare Rajmonda Bulku ishte për shembjen e teatrit, deklaratë e cila është hedhur poshtë nga vetë ajo. /albeu.com/


Shtuar 28.05.2020 10:19