I vihet tritoli një banese në Durrës
Krim makabër në Shqipëri, e torturojnë dhe e vrasin një qen (VIDEO)
Një krim makabër ka ndodhur së fundmi në vendin tonë ku një qenushe e pafajshme është torturuar, masakruar dhe është varur në pemë.

Qenushja ishte nënë dhe në videon e publikuar nga "Animal Rescue Albania", asaj i del ende qumësht nga gjiri, një pamje drithëruese.

Ajo kishte sjellë në jetë këlyshë, por nuk mundi t'i mbronte e t'i shpëtonte nga kriminelët të cilët e ndëshkuan pa asnjë faj.

Ndërkohë Ligji për Mbrojtjen e Kafshëve i cili DUHET të ishte miratuar me kohë, nuk është miratuar ende e në këtë mënyrë kriminelët e pashpirt lyejnë duart me gjakun e kafshëvepafajshme dhe pa mbrojtje.

Nuk është koha për të heshtur pasi ata kriminelë sot vrasin një kafshë e nesër një njeri.
Shtuar më 15/02/2019, ora 19:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori