Update - Dy të vdekur ka qënë bilanci i një krimi ndodhur në orët e para të ditës në fshatin Mullet, ku në spital ka ndërruar jetë
xhaxhai dhe nipi.
Pas një konflikti,
xhaxhai Besim
Hoxha, ka rrëmbyer çiften dhe ka qëlluar drejt nipit të tij, Hasan
Hoxha. Pas këtij veprimi,
xhaxhai ka drejtuar armën drejt vetes dhe është veteplagosur.
Edhe pse është dërguar në spital, sikurse dhe nipi, dy familjarët nuk kanë arritur tu mbijetojnë plagëve të marra dhe kanë ndërruar jetë të dy në spitalin e Traumës. Lidhur me këtë
ngjarje të rëndë, uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve që kanë çuar drejt një akti të tillë.
10:00-
Krim brënda familjes në Tiranë, xhaxhai plagos me çifte nipin
Një
ngjarje pa pasoja për jetën është shënuar në orët e para të ditës në një familje në fshatin Mullet, ku
xhaxhai ka plagosur me çifte
nipin.
Portali Albeu njofton se krimi brënda familjes ka ndodhur pas një konflikti mes dy palëve, ndërsa nipi ndodhet në gjëndje të rëndë në spitalin e Traumës.
Hasan
Hoxha tashmë ndodhet nën kujdesin e vazhdueshëm të bluzave të bardha, pasi
xhaxhai i tij Besim
Hoxha, shtiu me armë kundrejt tij. Lidhur me këtë
ngjarje, menjëherë policia ka shkuar drejt vendngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2015,
ora 11:20