DETAJET/ Burri qëlloi me thikë për vdekje bashkëshorten
Një ngjarje e rëndë është regjistruar para pak minutash në qytetin e Durrësit.

Asbije Kuka, u qëllua me thikë nga bashkëshorti i saj pranë zemrës, duke gjetur vdekjen pak minuta më vonë në spital. Viktima është rreth 40 vjeçe.

Gruaja është dërguar me urgjencë në spital nga dy vëllezërit dhe djali i saj i mitur rreth 10 vjeç.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit të krimit.
Shtuar më 19/07/2019, ora 17:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori