Krijimi i shtetit të ri shoqërohet me më shumë të drejta dhe detyrime, tha &Cce
Albeu.com
"Shtetndërtimi është sipërmarrje jo e lehtë, por ne jemi të vendosur ta kryejmë këtë obligim me sukses. Nuk duam që Kosova të jetë një ishull i vetmuar në Ballkan, sepse as Ballkani nuk mund të jetë një territor i izoluar në Evropë", tha kryeministri i vendit Agim Çeku në fjalimin e tij javor në Radio Kosovë.Kryeministri Agim Çeku, në fjalimin e përjavshëm drejtuar qytetarëve, tha se krijimi i shtetit të ri shoqërohet me më shumë të drejta dhe detyrime. Qeveria është në funksion të qytetarëve dhe mbrojtjes së interesave të tyre, ndërsa motoja e qeverisë është ta maksimalizojë të mirën publike. “Këtë qëllim kemi pasur kur kemi kërkuar që të mos ketë ndryshim të çmimeve të energjisë elektrike. Ne kemi argumentuar që për arsye të natyrës ekonomike e sociale, kuotat duhet të ruhen në nivelet e deritanishme. Nga ana tjetër qytetarët duhet të respektojnë detyrimet ligjore. Malli i konsumuar duhet paguar”, ta Çeku. "Ne kemi një vizion modern për Kosovën, ndërsa jemi të gatshëm dhe në pritje të njohjes së sovranitetit ndërkombëtar të Kosovës", tha më tej kreu i qeverisë, tha Çeku në fjalimin javor në Radio Kosovë. “Ne duhet të jetojmë në një klimë paqeje dhe të mos kemi nevojë të shpenzojmë burimet tona të pakta në mbrojtjen e krahëve. Ne kemi nevojë të zgjerojmë horizontet e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit; kufinjtë tanë duhet të bëhen të pavërejtshëm. Ne duhet të ndjekim shebullin evropian të integrimit”, theksoi Çeku. Kryeministri në fjalimin e tij u fokusua edhe te Shërbimi Doganor të Kosovës, me ç’rast vlerësoi lartë kalimin e kompetencave tek autoritetet vendore. “Shërbimi doganor ka një rol kyç jo vetëm në mbledhjen e të hyrave për buxhetin e Kosovës por edhe në krijimin e lehtësirave për biznes dhe ushëtarë. Kalimi i shërbimit doganor nën ombrellën vendore është një mundësi e shkëlqyer që na jepet për të ushtruar funksionet e shtetësisë dhe për të dhënë shembull të menaxhimit transparent dhe efikas”, tha kreu i Qeverisë, duke bërë të ditur edhe se gjatë kësaj jave Ekipi i Unitetit do të udhëtojë në Nju Jork ku do të zhvillojë takime të rëndësishme për Kosovën dhe të ardhmen e saj. rtk
Shtuar më 09/04/2007, ora 16:14
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori