Krijimi i regjistrave elektronikë për spitalet
Nga qyteti i Korçës Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh sot se krijimi i regjistrave elektronikë për spitalet do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimit për pacientët dhe mënyrën e menaxhimit.


“Duam të përfshijmë shëndetësinë teknologjike në disa fusha. Duam të krijojmë regjistrat elektronikë për spitalet. Në Shtator do të fillojmë me recetën elektronike dhe do të fillojmë gjurmimin e barnave me Track-Trace. Me telemjekësinë kalojmë me hapa gjigantë në shërbimin shëndetësor. Brenda qershorit do ta çojmë shërbimin onkologjik në Durrës, ndërsa vitin tjetër, shërbimin onkologjik do ta çojmë në Shkodër”, u shpreh ministri Beqaj gjatë një takimi në kuadër të projektit të USAID për telemjekësinë.

Ky projekt konsiston në përfshirjen e shëndetësisë teknologjike në disa fusha. /albeu.com/

Shtuar më 08/04/2014, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori