Një ushtar shqiptar i cili ishte me mision paqeruajtës në Herat të Afganistanit është gjetur i vdekur dhe dyshimet e para janë se ka vrarë veten.
Sipas FaxNeës personi që ka vdekur është majori Xhevahir Iljazi, 45-vjeç, me detyrë major i Policisë Ushtarake.
Sakaq autoritetet kanë
nisur menjëherë
hetimet, ndërkohë që nuk ka ende një komunikim zyrtar në lidhje me rastin.
Burimet nuk përjashtojnë mundësinë që ushtaraku të ketë kryer një akt
vetëvrasje, por ende këto mbeten në kuadrin e hetimeve.
Shtuar më 20/01/2021,
ora 11:17