Menjëherë pas denoncimit të emisionit “Fiks Fare”, pas favoreve seksuale që i kërkohej një të mituri për ti dhënë statusin e jetimit, menjëhërë është prononcuar edhe kreu i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve.
Ky i fundit ka pranuar se ka
denoncuar tre herë
Maksim Liçon. Kreu i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve, Kadri Alia, ka reaguar në lidhje me denoncimin e kësaj ngjarje.
Ai pretendon se e ka
denoncuar disa herë në polici
Maksim Liçon, të cilin e kishte larguar vite më parë nga Shoqata Kombëtare e Jetimëve, ku kishte mbajtur detyrën e sekretarit të përgjithshëm në vitet 1991-2001.
“
Maksim Liçon e largova nga Shoqata e Jetimëve, krijoi shoqatën me njerëz të tjerë.
I denoncova shoqatat “fantazmë” si ajo e Liços, 3 herë e kam
denoncuar në polici.
Maksim Liço mashtronte me vizat greke. Statusi i jetimit jepet vetëm nga Komisioni i SHSSH”, është shprehur Kadri Alia. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2014,
ora 12:34