Kreu i SHISH, Lleshaj e Gjonaj takohen me Olsjan Çelën
Komiteti ministror ka zhvilluar një takim larg medias ku i pranishëm ka qenë dhe kryeprokurori Olsjan Çela.

Sipas abc news, në takim morën pjesë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Ministrja e Financave Anila Denaj, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj si dhe kreu i SHISH, Helidon Bendo.

Mësohet se ky Komitet i thirrur nga Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj, ka diskutuar dhe shkëmbyer informacione, ku në fokus ka qenë ecuria e Operacionit Forca e Ligjit, dhe lufta kundër krimit.

Nuk janë bërë të ditura më tepër detaje rreth këtij takimi.
Shtuar më 24/06/2020, ora 21:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori