9 shtetas të intubuar, Ministria e Shëndetësisë sqaron si është situata në spitalet COVID-19

Nga dita e djeshme, janë rritur shifrat e të intubuarve dhe të shtruarve tek Infektivi dhe “Shefqet Ndroqi”.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 141 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar”, njofton MSh.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 pacientë dhe kanë rezultuar pozitivë 156 persona. Deri tani ka mbërritur në 8275 numri total i rasteve pozitive në vendin tonë, ndërsa kanë humbur jetën 245 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 11 raste në Krujë dhe Kukës, nga 10 raste në Durrës, Fier, Lezhë, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Elbasan, Lushnje, Tropojë, 5 raste në Berat, nga 4 raste në Has, Librazhd, Kamëz, Patos, nga 3 raste në Devoll dhe Vlorë, 2 raste në Mirditë, nga 1 rast në Kurbin, Pukë, Divjak, Shijak.


Shtuar 22.08.2020 16:27