Kreu i PD-së feston ditëlindjen, ja dhurata e Metës për të
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot feston 42-vjetorin e tij të lindjes. Dhe duket se një pjesë të mirë të kësaj dite do ta kalojë në takimin për reformën në drejtësi me kreun e Kuvendit, Ilir Meta.

Ky i fundit, duke e ditur këtë fakt, i ka bërë edhe një dhuratë kreut të PD-së. Sipas burimeve, Meta i ka sjellë një tufë me trëndafila ngjyrë blu kreut të PD-së.

Mësohet se në të ishin 42 trëndafila të tillë, që simbolizojnë edhe vitet mbi shpatulla të kreut të PD-së. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2016, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori