Kreu i Omonias: S'dëmtuam eshtrat
Pëlqej
Kryetari i Omonias për degën e Korcës, Naum Disho, lidhur me ndërtimin e një rrugice betoni mbi varrezat e vjetra në Boboshticë,ka mohuar që të jenë prekur varret. Disho pretendoi për mediat sot se rrugica është ndërtuar mbi rrugën ekzistuese dhe se memoriali për nderimin e ushtarëve grekë është ndërtuar më pëlqimin e banorëve të zonës

Sipas Dishos, pamje ne ekranet televizive ku shfaqen eshtra të dala nga toka pas ndërtimit të memorialit janë improvizime dashakeqe.
Disho në emër të OMONIA-s dënoi djegien e kurorave të vendosura me rastin e Festës së Clirimit të Greqisë në memroialin në Boboshticë të Korcës, por nuk pranoi tu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.

Mësohet ndërkohë se organi i akuzës te Korces ka mbledhur materiale që mund ta çojnë çështjen në gjykatë, megjithëse i vetmi person i akuzuar deri më tani është punëtori që ka punuar në rrugicën e betonuar, dhe që ka pranuar se është paguar nga Omonia, Alqi Koroveshi.

Prokuroria ka pyetur edhe banorët e Boboshticës, të cilët kanë pohuar dhunimin e varreve dhe nxjerrjen e eshtrave.
Shtuar më 06/11/2010, ora 15:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori