Dy “fushë krujset” vjedhin te Zogu i Zi në Tiranë, por e pësojnë keq

Policia e Tiranës ka arrestuar dy vajza nga Fushë Kruja pasi kishin ardhur posaçërisht në kryeqytet për të kryer vjedhje në një dyqan në Ring Center te Zogu i Zi. Policia bën me dije se dy vajzat, njëra 20 vjeçe dhe tjetra 32 vjeçe, në bashkëpunim me njëra-tjetrën janë futur në një dyqan në qendrën tregtare duke arritur të vjedhin disa sende.

Për fatin e tyre të keq janë pikasur dhe më pas është njoftuar policia, e cila i ka arrestuar.

Tashmë dy të rejat duhet të japin shpjegim për veprën penale “vjedhje”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetaset K. A., 20 vjeçe, dhe V. B. (A)., 32 vjeçe, të dyja banuese në Fushë-Krujë, pasi në një dyqan në një qendër tregtare te Zogu i Zi, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, dyshohet se kanë vjedhur disa produkte”, njofton policia. /albeu.com


Shtuar 24.06.2023 10:10