Kreu i "Grupit të Zjarrit" në 21 janar, pjesë e protestës para bashkisë (FOTO LAJM)
Protestat e dhunshme prara Bashkisë së Tiranës ditën e sotme janë organizuar nga ish-efektivët e Gardës në 21
janar që qëlluan në drejtim të qytetarëve.
Të njohur si “Grupi i
zjarrit” në 21
janar kur ministër I Brendshëm ishte pikërisht Lulzim Basha që aktualisht drejton PD, ata janë thirrur nga deputetët demokratë për organizimin e protestave që po organizohen para hyrjes së Bashkisë.
Prova më e qartë për këtë është kjo foto ku shihet mes të tjerëve edhe Alfred
Ahmetcenaj, ish- komandant në grupin e
zjarrit 21
janar. I veshur civil
Ahmetcenaj duket mes protestuesve duke nxitur turmat që të sulmojnë dhe ti vënë edhe flakën hyrjes së bashkisë.
Aktualisht
Ahmetcenaj është Kryetar I Partisë Demokratike në Burrel, ç’ka përforcon faktin se Unaza e Madhe po shfrytëzohet nga Partia Demokratike për qëllime politike duke thirrur edhe nga rrethet e tjera.
Ish- zv/
komandanti i Gardës së Republikës Alfred
Ahmetcenaj, u arrestua pasi ishte një nga urdhëruesit e grupit të
zjarrit që qëlloi më 21
janar.
Ahmetcenaj ishte
komandanti direkt I Agim Llupos , I cili qëlloi me automatik MP 5 në drejtim të qytetarëve.
Shtuar më 15/11/2018,
ora 12:01