Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Nishani mbledh krerët e grupeve parlamentare
Bujar Nishani
Presidenti Nishani ka ftuar sot krerët e grupeve parlamentare në këshillime për emërimin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Takimi mes kreut të shtetit dhe krerëve të grupeve parlamentare do të zhvillohet më datën 8 tetor.

“Në përmbushje të përcaktimeve kushtetuese për emërimin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, pasi në muajin shtator është verifikuar përfundimi i mandatit 3-vjeçar të Kryetarit, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, ka filluar procedurën e përzgjedhjes për kryetarin pasardhës të kësaj gjykate.

Në këtë kuadër, si dhe në vijimësi të praktikës së bashkëpunimit ndërinstitucional të konsultimit me forcat politike parlamentare, ditën e martë, datë 8 tetor 2013, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të zhvillojë takime me Krerët e Grupeve Parlamentare të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe Partisë Republikane” thuhet në njoftimin e Presidencës. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori