Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë viziton Tiranën
Pëlqej
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Bunmei Ibuki viziton sot Tiranën ku në orën 18:00 do të takohet me kryeparlamentarin Ilir Meta. Ndërsa gjatë ditës së nesërme Ibuki do të takohet me krerët më të lartë të vendit, me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Bunmei Ibuki është një politikan me përvojë të gjatë, dhe ka shërbyer në detyra të ndryshme ministrore si ministër i Arsimit, Kulturës, Sporteve, Shkencës dhe Teknologjisë, ministër i Punës dhe ministër i Financave. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori