E FUNDIT/ Lëkundet Shqipëria, ku ishte epiqendra e tërmetit
Kreu i demokristianeve serbe: Ndarja opsion real
Albeu.com
Kryetari i Partisë Demokristiane të Serbisë, Vladan Batiq, ka deklaruar se pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë sërish do të hapet çështja e negociatave të reja rreth Kosovës dhe se ndarja do të ...... imponohet si njëra prej zgjidhjeve, një gjë të cilën sipas tij autoritetet e Serbisë nuk duhet ta hedhin poshtë me automatizëm.

Sipas Batiqit, vendimi i GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës nuk do të ketë fuqi obliguese, për të cilën arsye sërish do të hapet çështja e bisedimeve të reja, “me mundësinë e thirrjes së një konference ndërkombëtare”.

Në një situatë të tillë, “sërish do të aktualizohet çështja e ndarjes së Kosovës si një prej zgjidhjeve të mundshme” dhe për këtë arsye “Serbia nuk duhet që me çdo kusht të refuzojë një mundësi të tillë”, ka thënë Batiq në një deklaratë me shkrim dërguar mediave në Serbi.

Sipas Batiqit, Beogradi në një situatë të tillë mund të përpiqet që “të fitojë pjesën sa më të madhe të hapësirës në të cilën jetojnë serbët, pra jo vetëm në veri të Kosovës”.
“Edhe pse për shumë patriotë kujdestarë kjo ide tingëllon goxha heretike, mendoj se është e vetmja zgjidhje në të cilën Serbia nuk do të dalë humbëse”, ka thënë Batiq.
Shtuar më 11/05/2010, ora 09:30
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori