Kreu i degës së PS në Prezë, sërish në qendër të sulmeve
Kreu i degës së Partisë Socialiste në Prezë është vënë sërish në qendër të sulmeve. Makina e të atit të Lavdim Kajmakut është shkrumbuar nga flakët nga një zjarrëvënie e qëllimshme rreth orës 04:50, ndërsa gjatë natës ka pasur edhe të shtëna me armë ndaj banesës së tij, por fatmirësisht nuk ka të dëmtuar.


Sipas gazetës Shqip, në muret e jashtme të banesës kanë mbetur shenjat e plumbave. Vetëm dy ditë më parë kreut të PS-së në Prezë, Lavdi Kajmakut i është djegur banesa dhe biznesi, për shkaqe ende të panjohura. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2013, ora 11:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori