Kreu i Bashkise Vore: Asnje dijeni per fabriken ne Gerdec
Albeu.com
Kryetari i Bashkisë së Vorës Fiqir Ismaili ka dëshmuar sot në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë rreth fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec dhe shpërthimin e 15 Marsit të vitit 2008 ku humbën jetën 26 persona, ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë.
Ismaili dëshmoi sot pasi u thirr nga trupi gjykues i cështjes “Gërdeci” për tu pyetur nëse kishte korrespondencë me Ministrinë e Mbrojtjes për aktivitetin në fabrikën “Alba-Demil” në Gërdec. Kryeu i Bashksië së Vorës deklaroi se nuk kishte dijeni për aktivitetin që kryhej në Gërdec. Ai shtoi se pak ditë para shpërthimit, institucioni i tij i kishte nisur një shhkresë Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer repartin e Gërdecit në terren sportiv. Por, Ismaili theksoi se, ai si kryetar Bashkie nuk kishte kompetenca të merrte informacione mbi aktivitetin real që kryhej në Gërdec. “ Shihnim makinat në Gërdec, por unë nuk kisha asnjë kompetencë për të marrë informacione se cfarë bëhej aty”.

I pyetur për datën 15 Mars, ditë kur fabrika shpërtheu, Ismaili theksoi se për ngjarjen u njoftua në telefon. “Sapo mora vesh lajmin në telefon, ngritëm grupin e emergjencës për situatën”.
Kreu i Bashksië së Vorës vuri në dukje se të dëmtuarit nga ngjarja e rëndë janë dëmshpërblyer të gjithë pa përjashtim. “kemi ndarë 25 milionë euro për 4 mijë familje e bizene. Fondi u dha me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Seanca vijoi më pas me dëshmitarë të tjerë të prokurorisë.

Çështja “Gërdeci” me rreth 29 të pandehur, (3 në pranga) dhe mbi 300 dëshmitarë, të cilët aktualisht janë duke dhënë dëshmitë e tyre para Gjykatës, kosniderohet më e madhja në historinë e gjyqësorit.

Prokuroria e ka vlerësuar “Gërdecin” si një gabim njerëzor, ndërsa pala e pandehur pretendon për një sabotazh të mundshëm.

Si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm të ndodhur më 15 mars të vitit 2008 në ish- fabrikën e demontimit të municioneve luftarake në fshatin Gërdec të Tiranës, humbën jetën 26 persona, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur. Ndërkohë pati dëme të mëdha në banesa e biznese. (bw)
Shtuar më 16/07/2010, ora 11:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori