Kreu i bashkisë së Vlorës heq foton e Presidentit nga zyra
Me rastin e aktiviteteve për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka hequr nga zyra foton e Presidentit të Republikës duke vendosur foton e Ismail Qemalit.

Gjatë vizitës së ambasadorit të OSBE, Eugen Wollfarth tek Bashkia e ketij qyteti, Gjika u shpreh se kishte vendosur foton e Ismail Qemalit, babait të kombit.

Ndërsa Wollfarth ka theksuar se forcimi i institucioneve është me shumë rëndësi për OSBE. Sipas tij forcimi i institucioneve nuk duhet të bëhet jo vetëm në nivel qëndror, por edhe lokal ku ky i fundit është me shumë rëndësi për OSBE-në. /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2012, ora 11:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori