Kreu i Asamblesë turke viziton Tiranën
Me ftesë të Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, mbërrin sot për një vizitë dy ditore në Shqipëri, Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë Cemil Çiçek dhe delegacioni që e shoqëron atë.


Kryetari i Asamblesë dhe delegacioni i parlamentarëve turq, do të priten sot nga Kryetarja Jozefina Topalli në selinë e Kuvendit dhe pas takimit do të ketë një pronocim për mediat.


Gjatë vizitës në Shqipëri, Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek, do të takohet me Presidentin Bamir Topi dhe Kryeministrin Sali Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2012, ora 09:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori