Kreu i AMF: Përgjigja brenda ditës për ankesat e qytetarëve
Pëlqej
Kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi i ftuar “Ekopolitikë” nw Ora News, tha se që prej tetorit ekziston një zyrë konsumatore pranë AFM-së dhe përgjigja për ankesat zgjat më së shumti prej 3 ditësh.

Pjesa nga deklaratat:

Koçi: Sot para se të vija këtu kishim dy ankesa, por duhet të kemi parasysh se ankesat

Sulçe: Pjesa dërrmuese janë për aksidentet automobilistike?

Koçi: Absolutisht! Ne mund të presim ankesa edhe për pensionet vullnetare edhe për tregjet e sigurimeve. Kjo është një nga sfidat që ka autoriteti dhe akoma nuk është një institucion i konsoliduar.

Sulçe: Ka mangësi ligjore?

Koçi: Absolutisht! Një ankesë maksimumi nuk do t’i kalojë tre ditë për përgjigjet.

Sulçe: Ka qenë më afër qytetarëve apo më afër kompanive?

Koçi: Këtë nuk mund ta them unë.

Sulçe: Bashkëpunimi me kompanitë?

Koçi: Kam zhvilluar disa takime me kompanitë e sigurimeve. Tregu do të ndryshojë shumë shpejt pozitivisht. Tregu më i vogël në rajon, më i vogël se sa i Kosovës, do të ndryshojë.
Shtuar më 24/11/2017, ora 21:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori