Kreshnik Spahiu plas "bombën": Kërkesat e Greqisë për detin, mund të sjellin situatë lufte
Deklarata e kryeministrit grek për zgjerimin me 12 milje në detin Jon, ka ngjallur jo pak debat në vend.

Me një lidhje me Skype në emisionin “Open”, juristi Kreshnik Spahiu bëri një deklaratë të fortë, ku tha se kjo kërkesë e Greqisë, mund të sjellë një situatë lufte mes Shqipërisë dhe Greqisë, siç është sot situata e tensionuar mes shtetit helen dhe Turqisë.

Greqia ka interesat e saj me këtë shtrirje. Në Kushtetutën e Shqipërisë thuhet se marrëveshjet ndërkombëtare duhet të jenë transparente dhe duhet të kalojnë nga presidenti.

Kjo kërkesë e Greqisë mund të sjellë situatë lufte me Shqipërinë ashtu siç ndodhet sot Greqia me Turqinë. Ne nuk kemi asnjë garanci që Greqia nuk mund të fusë në Shqipëri luftanijet”- tha Spahiu.
Shtuar më 10/09/2020, ora 22:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori