Kreshnik Spahiu: AK faktor me rëndësi më 2017
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i ftuar në “Natë me Xhaxhiun” ka thënë se i shtrëngon dorën kryeministrit Rama për një fakt, që 300 kuqezinj që ikën nga selia e AK nuk i pranoi tek PS.

“Vetëm për këtë i shtrëngoi dorën Ramës. Që 300 kuqezinj që ikën nga selia e AK-së, Rama i përdori dhe nuk i pranoi as te Partia Socialiste. Ai i shtrydhi si limon ata”, tha Spahiu.

Kreshnik Spahiu theksoi se AK-ja kërcënon dyshen Rama – Meta dhe ndaj e kanë larguar nga mediet.

Sipas tij, qeveria ka hequr nga mediet një shqiptar të vërtetë dhe tha se nuk ndodh në Kosovë që të mitizohet një serb, ndërsa këtu “shkatërrohet” një shqiptar. /Albeu.com/
Shtuar më 05/11/2015, ora 23:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori