Krerët e Kosovës u shprehën të kënaqur me përkrahjen nga përfaqësuesit e Grupit të
Pëlqej
Albeu.com
Grupi i Kontaktit në takimin e sotëm përshëndeti angazhimin e institucioneve dhe të partive politike në Kosovë për progresin e bërë deri tani, por njëkohësisht kërkoi angazhim të shtuar, veçmas në fillimin e procesit të decentralizimit dhe lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve.Po ashtu anëtarët e Grupit kërkuan nga liderët e Kosovës përkushtim më të madh në përmbushjen e standardeve, sidomos në harmonizimin e qëndrimeve të tyre.
Pas takimit, krerët e institucioneve më të larta të Kosovës u shprehën se janë të kënaqur me përkrahjen e marrë nga përfaqësuesit e vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit.
Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova shprehu bindjen për vlerësimin pozitiv që emisari Kai Aide do t'i bëjë përmbushjes së standardeve, duke shtuar se kjo do të jetë konfirmim i progresit të arritur në vendin tonë.
"Raporti i Kai Aides është një formalizim i këtij progresi që do ta hapë dritën e gjelbër për ardhmen, për pavarësinë e Kosovës, sipas rrugës ndërkombëtare. Unë përsëri insistoj për një njohje të drejtpërdrejtë të pavarësisë sepse është më e mirë për këtë pjesë të Evropës dhe botës", nënvizoi Presidenti Rugova.
Edhe Kryeministri Bajram Kosumi e vlerësoi shumë pozitiv takimin e sotëm, megjithë faktn se anëtarët e Grupit të Kontaktit kërkuan më shumë angazhim të institucioneve rreth procesit të decentralizimit dhe lirisë së lëvizjes së qytetarëve.
"Sa më shpejt që është e mundur të fillohet me pilot-projektet të cilat janë debatuar në Kuvendin e Kosovës dhe janë bërë rekomandimet e deputetëve. Këto rekomandime tashmë janë harmonizuar në projektin për pilot-komunat", tha Kosumi duke u angazhuar për veprime më të shpejta, sidomos në drejtim të lëvizjes së lirë të qytetarëve në tërë Kosovën.
Lideri i subjektit politik ORA Veton Surroi tha se takimi i Grupit të Kontaktit u bë në një moment të rëndësishëm që përputhet me fillimin e misioni të Kai Aides. Ai tha se
çështjet janë po ato që kanë qenë edhe më herët - funksionimi i institucioneve demokratike. Sipas Surroit, Kuvendi nuk mund të rrijë e të mbajë mbledhje një herë në muaj. Po ashtu shtroi edhe çështjen e konsensusit rreth decentralizimit si dhe çështjen e krijimit të një platforme unike për përgatitjet për statusin përfundimtar.
Lideri i PDK-së Hashim Thaçi tha se është i bindur në vlerësimin pozitiv që do ta bëjë Aide, por kërkoi harmonizim të qëndrimeve të spektrit politik i cili do të bëhet në kuadër të forcimit të rolit të Forumit Politik. Sipas tij, Forumi duhet të mblidhet një herë në javë, të formojë sekretariatin dhe grupin e ekspertëve.
Grupin e Kontaktit e përbëjnë SHBA-të, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia, kurse takimi i radhës do të mbahet pas 6 javësh.
Pas Prishtinës, anëtarët e Grupit të Kontaktit shkuan në Beograd. qik
Shtuar më 15/06/2005, ora 23:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori