Meta takon krerët e grupeve: Seanca e radhës të enjten
Update- Seanca e radhës së Kuvendit do të zhvillohet ditën e enjte. Kështu u shpreh kryetari i Parlamentit Ilir Meta në përfundim të mbledhjes me krerët e komisioneve parlamentare.

“Me konsensus kemi rënë dakord për rendin e ditës, i cili në thelb ka të bëjë me konstituimin e komisioneve, drejtimin, përbërjen në përputhje me rregulloren, përbërjen e sekretariateve dhe delegacioneve të përhershme të Kuvendit”-tha Meta.

Më tej Meta u shpreh se pavarësisht raporteve elektorale të shprehura dhe në parlament, mazhoranca aktuale është ndjeshëm më e madhe se sa mazhoranca e mëparshme.


KRYETARËT E PS
Fatmir Xhafaj- Komisioni për Çështjet Ligjore
Arta Dade- Komisioni për Politikën e Jashtme
Erjon Braçe – Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Eduard Shalsi – Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese
KRYETARI I LSI
Spartak Braho – Komisioni për Sigurinë Kombëtare
KRYETARËT E PD
Genc Pollo – Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Majlinda Bregu- Komisioni për Integrimin Europian
Albana Vokshi – Komisioni për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

14:37- Krerët e grupeve parlamentare mblidhen sot për të diskutuar mbi axhendën e punimeveParlamentit. Ndarja e deputetëve në komisione dhe përcaktimi i mbledhje së radhës së Parlamentit janë në qendër të diskutimeve të mbledhjes së sotme.




Shtuar më 24/09/2013, ora 15:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori