Krerët e Forcave Speciale zbarkojnë në Elbasan, FNSH dhe RENEA mësyjnë qytetin
Forcat Speciale të Policisë përfshirë edhe RENEA-n janë duke krehur disa shtëpi në këto momente në këtë qytet në kërkim të personave të inkriminuar.

Albeu.com mëson se aksioni ka nisur që në orët e para të ditës së sotme, ndërkohë që qyteti është mbushur nga një numër i madh i forcave të rendit.

aksioni drejtohet nga krerët më të lartë të FNSH-së për shkak edhe të specifikave të operacionit.

Deri më tani janë kryer disa arrestime, por nuk ka ende detaje në lidhje me identitetin e tyre.

Aksioni po zhvillohet pas disa ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur ditët e fundit në qytet, i cili duket të jetë marrë peng prej bandave të armatosura me mbështetje politike.

Pak ditë më parë, një makinë e policisë u godit me dashje nga një makinë e blinduar pas tentativës për të shoqëruar një tjetër makinë të blinduar për verifikime në komisariat.

Pas verifikimeve u konstatua se makina që goditi policinë ishte në pronësi të Petrit Çelës.

Albeu.com do të vijojë të ndjekë nga afër operacionin duke publikuar zhvillimet më të fundit prej tij. /albeu.com/

Shtuar më 21/09/2017, ora 12:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori