Krerët e bashkive të majta: Moratoriumi po dëmton turizmin
Krerët e bashkive dhe komunave bregdetare të qeverisura nga PS gjatë një takimi të zhvilluar në Durrës janë shprehur kundër moratoriumit të skafeve, të vendosur nga qeveria Berisha që kur erdhi në pushtet në vitin 2005.

Moratoriumi dëmton sezonin turistik”, ka deklaruar kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i mbështetur nga zyrtarët e tjerë të pushtetit lokal.

Disa herë kryetarët vendorë të zonave bregdetare si dhe deputetë të opozitës i kanë bërë thirrje qeverisë që të shfuqizojë moratoriumin, me pretendimin se ai nuk është më efikas. /albeu.com/

Shtuar më 02/06/2012, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori