Krerët e G8-s kundër propozimit të Sarkozit për shtyrjen e statusit të Kosov&eu
Albeu.com
Liderët e Grupit të G8-ës nuk e kanë mbështetur propozimin e presidentit francez Nikola Sarkozy për një shtyrje gjashtë mujore të vendimit mbi pavarësinë e Kosovës.Ka qenë vetë zyra amerikane e marrëdhënieve me publikun në Kosovë e cila nëpërmjet një deklarate për shtyp ka bërë të ditur këtë vendim të grupit të G8-s. Ajo i ka bërë thirrje popullit të Kosovës që të ruajë qetësinë deri në një vendim konkret. Ndërkohë, liderët shqiptarë të Kosovës, të cilët kanë kërcënuar se do të shpallin pavarësinë e njëanshme, nëse Rusia vendos veton për rezolutën e Kombeve të Bashkuara, u mbyllën në disa takime, menjëherë pas njoftimeve për një marrëveshje në samitin e G8-s në Gjermani për një shtyrje të votimit të OKB-së. start
Shtuar më 08/06/2007, ora 14:55
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori