"Krenare që jam shqiptare", Dua Lipa bëri urimin më të bukur në shqip këtë 28 Nëntor (FOTO LAJM)

Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, e ka treguar gjithmonë me krenari në mbarë botën se është me origjinë shqiptare.

Që në fillimet e saj në karrierë, 25-vjeçarja i bëri gjithë shqiptarët krenarë me muzikën dhe sukseset e panumërta në tregun muzikor botëror. Madje na bën akoma më shumë krenarë kur sa herë gjen rastin thotë se është “krenare që është shqiptare”.

E kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme. Dua nuk e ka harruar ditën e shënuar të 28 Nëntorit, Pavarësisë së Shqipërisë, duke ia bërë zemrat mal shqiptarëve me një foto të publikuar në profilin e saj në “Instagram”.

Këngëtarja e famshme ka postuar një foto ku shfaqet duke valëvitur në krahë flamurin kuq e zi, ndërsa krahas saj ka shkruar në shqip:

“28 NËNTORI!!! DITA E FLAMURIT!!! Krenare që jam shqiptare! Gëzuar ditën e pavarësisë!”.

Shtuar më 28/11/2020, ora 12:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori